Greqia regjistron mbi 2 mijë raste të reja dhe 66 viktima

exit.al 30 Prill 2021, 19:40

Situata e koronavirusit në Greqi vijon të jetë problematike. Në 24 orët e fundit u shënuan 2 155 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore bëjnë  njoftuan se numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19  ka arritur në 345 033.

66 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 të premten.

Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën nga koronaviursi 10 381 persona, ku 95,4% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë numri i pacientëve të cilët ndodhen në intubim është 802 pacientë.