Basha:Zgjedhjet u vodhën në mënyrë industriale

exit.al 27 Prill 2021, 20:02

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha akuzoi Partinë Socialiste për blerje masive votash.

Ai premtoi se do të vazhdojë betejën për ruajtjen e vullnetit të popullit.

"Miliona euro për të realizuar blerjen më të madhe të votës. Ata përdorën milionat e koncesioneve, vodhën të dhënat personale, kërcënuan dhe shantazhuan qytetarët," u shpreh Basha gjatë një dalje për qytetarët nga selia e PD-së.

Ai falenderoi qytetarët që kanë votuar dhe atyre që iu është tjetërsuar vota.

"Misioni jonë është më i madh se të gjithë ne.Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi. "

Kryetari i PD- u shpreh se do të vazhdojë të luftojë derisa ta "çojë betejën në fitore".