Greqia regjistron 857 raste të reja dhe 32 viktima nga Covid-19

exit.al 27 Janar 2021, 18:45

Greqia regjistroi të mërkurën 857 raste të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 32 persona.

Nga fillimi i pandemisë në Greqi janë infektuar nga koronavirusi 154,083 persona dhe kanë humbur jetën si pasojë e tij 5,724 qytetarë.

Rreth 142 mijë raste janë shëruar ndërsa 6,191 raste mbeten ende aktive.

Shpërndaje te miqtë