Greqia regjistron 671 raste të reja dhe 25 viktima

exit.al 13 Janar 2021, 23:30

Greqia regjistroi të mërkurën 671 raste të reja pozitive me COVID-19, nga të cilët 17 u identifikuan pas kontrolleve në hyrje të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 146.688.

Autoritet kanë njoftuar se 340 pacientë po trajtohen në terapi intensive.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, raportoi 25 viktima të reja nga virusi, duke arritur në 5,354 viktima në total.

Greqia ka pasur një izolim dy-mujor të paktën deri në 18 Janar dhe njoftoi planet për të rritur numrin e njerëzve që marrin vaksinat COVID-19

Shpërndaje te miqtë