Greqia regjistron 53 viktima dhe 1 496 raste me Covid-19

exit.al 26 Mars 2021, 22:48

Greqia regjistroi të premten 53 viktima nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit u shënuan 1 496 raste të reja, njoftuan autoritetet shëndetësore.

707 persona kryesisht të moshës mbi 68 vjeç ndodhen në intubim.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi numri i rasteve me koronavirusi ka shkuar në 249 458.

7 754 të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.