Javën e ardhshme mbërrijnë 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë

exit.al 26 Mars 2021, 19:50

Kosova do të marrë javën e ardhshme 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19.

Ajo do i marrë këto doza përmes skemës COVAX. Do duhej të merrte 33 mijë po do të mbërrijnë vetëm 24 mijë.

E pyetur nga mediat e Kosovës Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një datë të saktë, por ka thënë se do të mbërrijnë së shpejti.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe ndër të paktat në botë që nuk ka nisur ende vaksinimin.

Qeveria e Shqipërisë i ka ofruar Kosovës ndihmë për të vaksinuar mjekë dhe infermierët.