Greqia regjistron 2 747 raste të reja me COVID-19 dhe 78 viktima

exit.al 9 Prill 2021, 18:41

Greqia regjistroi të premten 2 747 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Në 24 orët e fundit u shënuan 78 vdekje të pacientëve me COVID.

Që nga fillimi i epidemisë konfirmohet një total prej 8,758 vdekje.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 290,964.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 790.