"Greqia është një vend që prodhon sasi të vogla të kanabisit, por luan rol gjithashtu dhe në transportimin e drogës pë në vendet e BE-së, kryesisht përmes Shqipërisë.”
Sipas Zotit Panagiotopulos, Shqipëria nuk është vetëm një burim për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit, por dhe për drogëra të tjera më të forta si heroina dhe kokaina:“Shqipëria është bërë një pikë kryesore e shpërndarjes për kokainën e destinuar për tregjet evropiane dhe përdoret si një vend grumbullues.
Shqipëria fqinje është një "pikë grumbullimi" për heroinën, e cila është transportuar më pas nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë."
Tjetër shqetësim që ngre policia greke është dhe organizimi gjithnjë e më i mirë i grupeve të strukturuara kriminale, ku bëjnë pjesë dhe shqiptarët:“Grupet kriminale të përfshira në tregtinë e kanabisit në Greqi janë kryesisht greke, ndërsa shqiptarët janë grupi i dytë më i përfaqësuar në këto banda, edhe pse shumica e grupeve kanë pjesëtarë të së paku dy kombësive dhe lëvizin më shumë se një lloj droge.”
Shpërndaje te miqtë
