Ku u gjet ky zell i panjohur i një prokurorie të krimeve të rënda që nuk ka lëvizuar asnjë gisht që kur ka lindur? As për fakte e prova që dihen e shihen asiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë
Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për t'i prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall... ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën t'ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë? Kështu i luftojnë kriminelët, me etj.. e pastaj i zgjidhim rrugës a ishte ti apo ishte tjetër.
Ca jemi ne faturistët e arrestit për deputetë apo na dijnë ekspertë kontabël?
Apo ne na erdhi në shteg Saje qorri.. rrëzojmë qeverinë e krimit?
Në fund të fjalës sëtij kryeministri tha se Saimir Tahiri nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Por ai nuk sqaroi nëse ai do të vazhdojë të jetë Kryetar i PS-së së Tiranës, Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen me Njerëzit apo anëtar i Kryesisë së Partisë. Shpërndaje te miqtë
