Grabitet një makinë e transportit të parave

exit.al 3 Dhjetor 2015, 21:27

Sot në mesditë, në Laknas u grabit makina e transportit të parave të një banke.

Disa burime të pakonfirmuara kanë cituar se shuma e vjedhur arrin 3 milionë euro dhe paratë i përkasin Bankës Credins.

Policia shoqëroi 6 punonjësit e policisë private dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Akoma nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia mbi shumën e vjedhur dhe emrin e bankës.