Gjyqtari Gjin Gjoni kundër reformës në drejtësi

exit.al 21 Nëntor 2015, 17:13

Nëse miratohet reforma në drejtësi atëherë “drejtësia shqiptare do të jetë e varur politikisht” u shpreh Gjyqtari dhe Anëtari i KLD-së Gjin Gjoni, për emisionin “Fakt” të gazetarit Cim Peka.

Ai deklaroi se fajin kryesor mbi perceptimin për korrupsionin në sistemin e drejtësisë e ka politika.

Gjyqtari Gjoni përpara një viti u akuzua nga KLSH për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Prokuroria nuk arriti dot ta realizonte hetimin brenda afateve ligjore duke shmangur gjykimin e tij.