Gjykatat shpëtojnë jetë në krizën e koronavirusit në Indi

exit.al 4 Maj 2021, 16:22

Një gjykatë në kryeqytetin e Indisë, New Delhi po shpëton jetë duke urdhëruar furnizmin e spitaleve me oksigjenin e nevojshëm, sipas një raporti të Reuters.

Dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë mbajnë pothuajse çdo ditë video konferenca duke dëgjuar peticione nga spitalet, ndërkohë që zyrtarët indian zihen se kush e ka fajin.

Spitali Sitaram Bhartia, i mbetur me 30 min oksigjen për 42 pacient, iu drejtua gjykatës si mjeti i fundit.

Gjykata urdhëroi qeverinë e shtetit Delhi të sigurojë menjëherë furnizimet dhe disa orë me vonë urdhri u zbatua.

Ky nuk është rasti i vetëm dhe me rritjen e rasteve në 200 mijë çdo ditë, spitalet gjithmonë e më shumë po i drejtohen gjykatave për të mbrojtur të drejtën e jetës.

Përfaqësuesit federal të kryeministrit Narendra Modi fajësojnë autoritetet e shtetit të Delhit, të drejtuar nga një parti rivale, për politizimin e çështjes.

Qyteti me 20 milion banor aktualisht merr vetëm gjysmën e nevojave të tij për oksigjen nga qeveria federale.

Një nga gjykatësit, Vinpin Sanghi u tha zyrtarëve që t'i gjenin rezervat e oksigjenit ku të donin.

Sipas tij, qeveria mund të lypte, huazonte, vidhte apo importonte rezerva të oksigjenit për të plotësuar nevojat, por nuk mund të linte njerëzit të vdisnin.