40 vjeçari arrestohet për shpërthimin në pusin e naftës në Ballsh

exit.al 4 Maj 2021, 17:11

Policia e Shtetit njoftoi të martën arrestimin e përgjegjësit për shpërthimin e pusit të naftës në Ballsh.

Shtetasi E. A., 40 vjeç, banues në Fier, ishte shefi i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në kompaninë e naftës.

Ai akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" për mosmarrje të masave të sigurimit teknik në sektorin ku punonte.

Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua me djegie operatori i prodhimit, Viktor Balla.

51-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion.

Çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.