SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Moisi Habiljat

exit.al 4 Maj 2021, 15:46

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e pasurive të Moisi Habilaj, drejtues i grupit të trafikut të drogës Habilaj.

Ndër pronat e sekuestruar janë 12 apartamente dhe një tokë. Pasuritë janë në pronësi të familjes Habilaj.

SPAK kërkoi sot, 4 maj, dënimin me 18 vite burg për Moisi Habilajn dhe nga 15 vjet burg për anëtarët e bandës së tij. Moisi Habilaj është në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Pasi Gjykata italiane vendosi arrest shtëpie, ai u arratis nga banesa ku po kryente dënimin.