“Kuptohet që presion politik do të ketë nga shumë aktorë të ndryshëm që kanë interes për këto procedura ligjore. Si do që të jetë rezultati ajo do të ketë Kritika nga aktorë të ndryshme”.
Shpërndaje te miqtëGjykata Speciale nuk e pengon Kosovën të hetojë krimet e luftës
Hetimi dhe gjykimi i Gjykatës Speciale nuk e ndalon shtetin kosovar të bëjë hetimin dhe të gjykojë krimet e luftës, u shpreh Gentian Zyberi, profesor i të drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Oslos, për emisionin ‘Me pak Fjalë’, në Euronews, të enjten.
“Autoritetet e shtetit të Kosovës duhet të tregojnë kujdes me viktimat e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Pra ka një proces që duhet të zhvillohet paralel me hetimet dhe gjykimet e Gjykatës Speciale”, tha Zyberi, në diskutimin mbi ligjshmërinë e gjykatës speciale për të gjykuar krimet e luftës në Kosovë.
Ai tha se “të akuzuarit duhet të kenë mbrojtjen ligjore të duhur”.
Zyberi shprehu bindjen se do të ketë presion politik ndaj gjykatës për vendimet që do të japë:
Të sugjeruara
Zyberi: Krimet e luftës duhen gjykuar, ka 1600 trupa të pagjetur
12 Nëntor 2020, 21:36Profesori Zyberi: Gjykata Speciale dëmton imazhin e Kosovës
12 Nëntor 2020, 21:56
