Gjykata shfuqizon gjobën ndaj Belind Këlliçit

exit.al 21 Maj 2021, 13:17

Gjykata Administrative shfuqizoi të premten gjobën ndaj përfaqësuesit të PD-së, Belind Këlliçi. Lajmin e bëri të ditur vetë Këlliçi përmes një postimi në rrjete sociale.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova.”, shkruan ai.

Policia gjobiti me 5 milionë lekë Këlliçin për shkelje të rregullave anti-Covid. Ai kishte grumbulluar më shumë se 10 veta.

Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek.

Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë.