Nis vaksinimi i punonjësve të fasonerive

exit.al 23 Prill 2021, 12:43

60 mijë punonjës të fasonerive në vend kanë nisur vaksinimin ditën e premte.

“Janë rreth 60 mijë punonjës, por ne kemi vendosur kiteret e para për vaksinimin, që është kriteri i moshës dhe sëmundshëmrisë”, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, gjatë monitorimit të procesit të vaksinimit me Kryeministrin Rama.

Deri më tani në vend janë vaksinuar kundër koronavirusit 380 mijë qytetarë. Në vend po administrohen vaksinat e Pfizerit, AstraZeneca, vaksina ruse Sputnik V dhe vaksina kineze Sinovac.

Procesi i vaksinimit ka nisur më 11 janar 2021. Qeveria ka premtuar 500 mijë të vaksinuar deri në qershor 2021.