Gjykata lë në burg të akuzuarin për vrasjen e Billës

exit.al 21 Qershor 2020, 11:48

Gjykata e Tiranës la në burg, 22 vjeçarin Sebastian Malin i akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor. Mali ëshët nipi i Prel Markut të vrarë në Britani nga Billa, në 2006. Mali ka mohuar pjesmarrjen e tij në vrasjen e Billës, duke thënë se policia më akuzon vetëm për shkak të gjakmarrjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia ka arrestuar edhe Viktor Markun, vëllain e Prel Markut. Ai pritet të dalë para gjykatës, të hënën 22 qershor.