Gjykata lë në burg shoferin e kamionit ku u gjetën 500 mijë euro

exit.al 16 Qershor 2020, 14:48

Gjykata e Durrësit ka lënë në ‘arrest me burg’ Andon Thanasin,  shoferin e kamionit ku u gjetën 500 mijë euro, të shtunën, 13 qershor.

Kamioni kishte ardhur me target nga Bari në portin e Durrësit. Paratë ishin të paketuara në 5 qese plastmasi. Ato u gjetën pas një kontrolli rutinë në skaner.

Shoferi ka deklaurar në prokurori se nuk kishte dijeni për shumën e parave.

Kompania e transportit, JA-ADA shkp, pronare e kamionit ku u sekuestruan 500 mijë euro në Portin e Durrësit, rezulton e pezulluar që prej vitit 2016.

Nuk dihet se si kjo kompani e pezulluar ka nisur një kamion për të bërë transport nga Italia në Shqipëri.

Shpërndaje te miqtë