Gjykata lë në burg njërin prej pronarëve të kompanisë që përfitoi 2 milionë euro

exit.al 27 Tetor 2020, 18:34

Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi masën arrest me burg ndaj njërit prej pronarëve të kompanisë, e cila përfitoi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit të Kosovës.

Personi me iniciale K.SH u vetëdorzua ditën e hënë në polici.

Rreth dy milionë euro janë transferuar javën e kaluar nga Thesari i Kosovës drejt një kompanie private.

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme, duke theksuar se personat punojnë në thesar.

Labinot Gruda, punëtor i Thesarit të Kosovës u arrestua më 20 tetor, ndërsa dy persona të tjerë, pronarë të kompanisë private të cilës i është bërë transferimi u shpallën në kërkim.

Transferimi i parave sipas ministrisë së Financave u bë përmes një sulmi kibernetik.

Shpërndaje te miqtë