Gjykata lë në burg ish kreun e Kadastrës së Elbasanit

exit.al 28 Janar 2021, 12:38

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur arrest me burg për ish kreun e Kadastrës së Elbasanit, Ervin Nelaj.

Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, i cili kërkoi burg për Nelën. Nela akuzohet se ka marrë rryshfet në këmbim të lejeve të legalizimit.

Ish kreu i Kadastrës u arrestua të mërkurën nga policia. Sipas njoftimit të policisë, Nelaj ishte nën hetim nga SPAK prej 9 muajsh.

Shpërndaje te miqtë