Gjykata Kushtetuese spanjolle e shpalli antikushtetuese karantinën e fillimit të pandemisë

exit.al 14 Korrik 2021, 15:45

Gjykata Kushtetuese spanjolle të mërkurën vendosi se gjendja e jashtëzakonshme kombëtare, e shpallur në mars të vitit 2020 nga qeveria. ishte antikushtetuese, sipas Reuters.

Mes masave të aplikuara vitin e shkuar, në kuadër të pandemisë, ishte izolimi i rreptë në shtëpi, që synonte frenimin e valës së parë të infeksioneve.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme po ashtu lejoi qeverinë të pezullojë përkohësisht liritë civile.

Përveç kufizimit të aktiviteteve brenda mureve të shtëpive, në Spanjë u urdhërua mbyllja e gjithë industrive, me përjashtim të atyre që u konsideruan jetësore.