1) Arta Vorpsi
2) Elsa Toska
3) Besnik Muçi
4) Regleta Panajoti
Presidenti ka afat 30 ditë për të emëruar një nga tre emrat të renditur të parët për Gjykatë Kushtetuese. Nëse brenda këtij afati ai nuk zgjedh njërin prej tyre, i pari i listës emërohet automatikisht. Anëtari i dytë i GJK emërohet nga Kuvendi. Lista që do i dërgohet Kuvendit përbëhet nga këta kandidatë të renditur nga KED:1) Arta Vorpsi
2) Fiona Papajorgji
3) Elsa Toska
Kuvendi po ashtu ka 30 ditë afat për të emëruar një nga tre kandidatët e renditur të parët në GJK. Në rast se nuk arrin të zgjedhë një kandidat brenda këtij afati, i pari i listës emërohet automatikisht. Ndërkohë anëtari i tretë i GJK përzgjidhet nga Gjykata e Lartë. Duke qenë se që prej marsit të këtij viti ajo nuk funksionon, nga ana tjetër deri para mosfunksionimit të saj nuk ka patur asnjë kandidaturë, vendi i tretë do të mbetet i paplotësuar. Kjo radhë duhet të ndiqet deri në plotësimin e të gjithë vendeve në GJK.
