Gjykata e SHBA-ve liron vrasësin e presidentit Reagan

exit.al 27 Shtator 2021, 21:00

Një gjykatës federal në SHBA miratoi të hënën lirimin pa kushte të John Hinckley Jr., i cili u përpoq të vriste ish-Presidentin Reagan në vitin 1981.

Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut të SHBA Paul L. Friedman në Uashington vendosi lirimin e Hinckley nga çdo mbikëqyrje gjyqësore në vitin 2022, nëse ai mbetet i qëndrueshëm mendërisht dhe vazhdon të ndjekë rregullat e vendosura pasi u lirua për probleme mendore në vitin 2016, raporton AP.

Hinckley plagosi rëndë Reaganin, Sekretarin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë James Brady, agjentin e Shërbimit sekret Tim McCarthy dhe oficerin e policisë Delahanty.

Në 1982, Hinckley u shpall i pafajshëm për përpjekjen e tij të dështuar për vrasje për shkak të problemeve mendore. Më pas ai u dërgua në Spitalin St. Elizabeths, në Uashington, deri në vitin 2016, kur u lejua të jetonte me nënën e tij në Virxhinia.

Prokurorja Kacie Weston tha se Departamenti i Drejtësisë donte të monitoronte Hinckley deri në qershor sepse ai jeton më vete për herë të parë në 40 vjet.