Avokatët e Vlorës kundërshtojnë vendimin e ONM-së për gjyqtaren Zeqiraj

exit.al 27 Shtator 2021, 20:00

59 avokatët dhe noterë të rrethit gjyqësor Vlorë e quajtën vendimin e ONM-së për apelimin e vendimit të konfirmimit në detyrë nga KPK të gjyqtares Atlanta Zeqiraj të padrejtë.

Në peticionin e publikuar të hënën, ata shprehen se ky vendim cënon besueshmërinë e publikut në institucionin e ONM-së dhe në pastrimin e sistemit të drejtësisë.

Atlanata Zeqiraj u konfirmua në detyrë më 30 qershor 2021 nga KPK.

Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.