Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm ish ministrin Tafaj

exit.al 14 Prill 2016, 16:50

Gjykata e Lartë shpalli sot, të pafajshëm ish ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj, akuzuar për shpërdorim detyre në periudhën 2009-2013.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me një vit burg të Zotit Tafaj, pasi gjatë kohës që ai ishte ministër i Arsimit ka kredituar në mënyrë të jashtëligjshme tetë degë të universitetit jo publik Vitrina.

Dëmi që mendohet se i është shkaktuar shtetit nga këto akreditime është rreth një milion euro.

Shpërndaje te miqtë