- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të mos ketë procedim disiplinor para kandidimit;
- Të ketë përfunduar ciklin e plotë katër ose pesë vjeçar të studimeve në drejtësi;
- Të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturës;
- Të jetë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe professional;
- Të mos jetë nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos jetë dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.
Teksa është detyrim ligjor që insitucioni, në këtë rast Gjykata e Lartë, të bëjë publike në faqen zyrtare, listën me kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe listën me kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet, Gjykata e Lartë është mjaftuar vetëm me dërgimin e një liste me tre emra gjyqtarësh tek Presidenti. Dërgimi i një liste me kandidatë që nuk plotësojnë kushtet është shkelja e radhës që Kryegjyqtari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori i bën ligjit dhe Kushtetutës në procesin e formimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Nga kandidatët e propozuar, gjyqtarët Dvorani dhe Bici janë konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë nga procesi i vetingut, ndërsa gjyqtari Islamaj pret vendimin nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së që e konfirmoi atë në detyrë. Po ashtu, pika 2, neni 221, parashikon që "kandidatët që nuk plotësojnë një nga këto kushte përjashtohen nga shorti". Pra, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili duhet të hedhë shortin nga data 5 deri në 10 dhjetor, duhet më parë të përjashtojë nga shorti gjyqtarët Dvorani, Islamaj dhe Bici. Ky fakt e bën edhe më problematik gjendjen në lidhje me krijimin e KED-it. Siç e kemi shpjeguar më parë, në mënyrë të ligjshme vetëm katër nga nëntë anëtarë mund të zgjidhen në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë. Për pesë postet e tjera nuk ka mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë që plotësojnë kushtet. Mos krijmi i KED-it dëmton gjithë sistemin e drejtësisë, ndër të tjera duke bërë të pamundur plotësimin e vendeve bosh të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
