Gjykata e Lartë liron Elvis Roshin

exit.al 12 Tetor 2016, 14:48

Gjykata e Lartë liroi sot Kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi.

Në qershor të 2016, Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Kavajës.

Zoti Roshi u arrestua pak kohë më parë me urdhër arresti të prokurorisë Kavajë për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Zoti Rroshi u akuzua se nuk ka deklaruar faktet si më poshtë:

  • Në vitin 1995 dënuar në Itali për veprën penale të përdhunimit në grup.
  • Në vitin 1995 dëbuar nga shteti Italian.
  • Në vitin 1993 dëbuar nga shteti zviceran.
  • Në vitin 1997 arrestuar dhe dëbuar për herë të dytë nga shteti zviceran.

Zoti Roshi nuk është larguar asnjëherë nga detyra edhe pse i dënuar nga gjykata me “arrest shtëpie”.

Për më shumë:

Të gjithë në mbrojtje të Elvis Rroshit

Është shembull i përpikmërisë! — Kryeministri Rama për Elvis Rroshin

Kryebashkiakut Elvis Rroshi nuk i kujtohet nëse është dënuar apo jo në Gjermani

Shpërndaje te miqtë