Itali, kapet gomonia me 277 kg marijuanë, arrestohen 4 shqiptarë

exit.al 12 Tetor 2016, 09:45

Guardia di Finanza sekuestroi mëngjesin e sotëm një gomone me 277 kilogramë kanabis në brigjet e Leçes. Katër shtetas shqiptarë, tre prej të cilëve rezident në Itali, u arrestuan.

Gomonia mendohet të jetë nisur nga Vlora.

Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve të fundit që policia italiane sekuestron gomone me lëndë narkotike të ardhur nga Shqipëria.

Dje po në Leçe, u kapën 735 kilogramë marijuanë dhe u arrestua dy skafistë shqiptarë.

Sipas njoftimit të Guardia di Finanza-s, gjatë vitit 2016, më shumë se 6 tonelata marijuanë me prejardhje Shqipërinë janë sekuestruar në brigjet italiane.

 

Shpërndaje te miqtë