Gjykata e Kosovës lë në burg 7 të arrestuarit për 400 kg drogë

exit.al 19 Maj 2021, 19:45

7 të arrestuarit për 400 kilogramë drogë në Lipcjan të Kosovës u dënuan me 30 ditë burg. Persona e dënuar janë shtetasit kosovar Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun si dhe Bajram Maliqin. Ndër të arrestuarit është edhe pronari i kompanisë së ngarkesës së porositur, Mc Food.

Lajmin e dha për mediat e kosovës zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë amerikane, italiane, shqiptare dhe kosovare. Droga vinte nga Brazili dhe kaloi tranzit përmes portit të Kalabrosë dhe Portit të Durrësit.