Gjykata e Fierit dënon me 16 vite burg një 74-vjeçar për abuzim me të mitur

exit.al 4 Qershor 2021, 19:51

Gjykata e Fierit ka dënuar të premten me 16 vite e 8 muaj burg Leonidha Rrapushin pasi e shpalli fajtor për abuzim seksual me të mitur.

Prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg për 74-vjeçarin por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e dënimit me 1/3.

Leonidha Rapushi u arrestua në prill të 2020 pasi nëna e vajzës së abuzuar e denoncoi atë në polici.

Pas hetimeve u provua se ai përndiqte të miturën dhe kishte abuzuar seksualisht me të.