Gjonaj firmos marrëveshjen, punë në fasoneri për të burgosurit

exit.al 25 Janar 2021, 20:09

Të  burgosurit do të mund të punojnë në fasoneri gjatë kohës që kryejnë dënimin, pas marrëveshjes së nënshkruar të hënën nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe shoqatës "Pro-Eksport Albania".

Gjatë takimit ministrja u shpreh se u finalizua “një premtim dhe nisi një rrugëtim i ri drejt rritjes së kapacitetit profesional” për të burgosurit.

Të burgosurit  do të prodhojnë produkte të cilat më pas do të shiten.

Paratë që do fitohen nga shitja e këtyre produkteve, tha Gjonaj, do t’u shkojnë të burgosurve.

Marrëveshja e arritur të hënën me “Pro – Eksport Albania” do të mundësojë punësimin e të burgosurve në fasoneri.

Fillimisht punësimi në fasoneri do të nisë në burgun e grave.

Shpërndaje te miqtë