Gjobiten 4 lokale në Tiranë, kishin muzikë të lartë pas orës 20:00

exit.al 25 Korrik 2020, 12:40

4 lokale në Tiranë janë gjobitur me 1 milionë lekë, për shkak se kanë mbajtur muzikë të lartë pas orës 20:00. Në një njoftim, Policia e Shtetit shkruan:

“Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ.”

Policia i bëri thirrje të gjithë lokaleve të respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Shpërndaje te miqtë