“A lejohet gara me koalicione? Po mor po lejohet. Kur lejohet do ta rregullojmë në Kodin Zgjedhor sipas një formule të një vendi të OSBE/ ODIHR.”
Ai tha se i kanë kërkuar opozitës të tregojë një formulë të koalicioneve të një vendi të OSBE/ODIHR-it që ka sistem zgjedhor proporcional rajonal dhe ta propozojnë në këshill:“Ata thonë se shqetësimi i tyre nuk është hapja e listave, por kanë çështjen e koalicioneve, u kemi thënë të zgjedhin një model si paraqiten në vendet që kanë proporcional rajonal. Koalicionet rregullohen në kod, le të marrim një model.”
Për hapjen e listave 100 për qind, Gjiknuri tha ato mund të hapen të plota, pasi amendimet nuk pengojnë hapjen e listave 100 për qind, por kjo është diçka që mund të diskutohet më vonë. Shpërndaje te miqtë
