Hajdari besimplotë se në 30 korrik do miratohet hapja 100% e listave

exit.al 28 Korrik 2020, 15:27

Deputetja Rudina Hajdari  deklaroi të martën se ka marrë garanci nga shumica socialiste se do të hapë 100 për qind listën e kandidatëve për deputetë. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari tha se në 30 korrik ‘do shkojmë drejt listave të hapura.’ Deputetja tha se pas ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave është e hapur të bashkëpunojë me PD-së dhe këdo tjetër për ndryshimet në Kodit Zgjedhor ‘për çdo parim që garanton zgjedhje të lira e të ndershme për qytetarët dhe jo për kryetarët e partive.’ Ajo shprehu besimin se ‘hapja e listave 100% do ndryshojë skenën politike dhe të ardhmen e shqiptarëve’:

‘Më në fund qytetari po triumfon ndaj kryetarit të partive.’ 

Shpërndaje te miqtë