Gjiknuri: PS e vendosur për të miratuar marrëveshjen zgjedhore në Kuvend

exit.al 12 Qershor 2020, 19:15

Partia Socialiste do t’i qëndrojë marrëveshjes zgjedhore të firmosur me PD-në dhe LSI-në, në Këshillin Politik më 8 maj.

“Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend.

Gjiknuri u shpreh se shumica socialiste do të angazhohet të bëjë të gjitha votat që i duhen për të miratuar marrëveshjen.

Ai tha se diskutimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor është ende i hapur dhe do të diskutohet në një moment të dytë.

Shpërndaje te miqtë