Gjermania riatdheson 845 shqiptarë azilkërkues

exit.al 23 Mars 2016, 11:58

Ambasada gjermane bëri të ditur, sot, se nga data 9 deri në 22 mars janë kthyer nga Gjermania  845 shqiptarë azilkërkues.

Dhe në tetor të vitit të kaluar rreth 370 azilkërkues shqiptarë u kthyen nga Gjermania, ndërsa qeveria gjermani kërkoi bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për të ndihmuar në përshpejtimin e kthimit të azilkërkuesve në Shqipëri.

Shqipëria konsiderohet nga Bashkimi Europian si një vend origjine i sigurtë dhe kërkesat për azil nga shqiptarët nuk pranohen.

 

Shpërndaje te miqtë