Gjermania regjistron mbi 3 milion raste me Covid

exit.al 12 Prill 2021, 14:22

Në Gjermani u regjistruan mbi 3 milion infektime me Covid-19 të hënën, sipas shifrave të raportuara nga Instituti Robert Koch.

Në 24 orët e fundit vendi regjistroi 13 245 raste të reja dhe po sheh një rritje të rasteve pas përhapjes së versionit britanik të virusit.

Incidenca javën e fundit ka qënë 136.4 për 100 mijë banor.

Shifrat në rritje me shumë mundësi do të shoqërohen me masa të reja kufizuese, ndërkohë që politikanët në nivel shtetesh e në nivel federal nuk po bien dakord.

Kancelarja Merkel mbështet një izolim të shkurtër, por total të vendit, ndërkohë që qeveria po debaton kalimin e legjislacionit që  përqëndron vendimmarrjen mbi masat në nivel federal.

Tradicionalisht, shtetet gëzojnë kompetenza të gjera për të marr vendime në lidhje me shëndetin e qytetarëve.

Ndërkohë, fushata e vaksinimit në vend është përshpejtuar dhe mbi 15 % e popullsisë ka marr tashmë dozën e parë të vaksinës.

Pavarësisht numrave në rritje dhe ngarkimit të sistëmit shëndetësor, situata në Gjermani paraqitet më mirë se në pjesën tjetëe tyë Evropës.