Rama në Belsh: 5000 € për emigrantët që kthejnë shtëpinë e gjyshit në agroturizëm

exit.al 12 Prill 2021, 13:30

Kryeminsitri Edi Rama, në një takim elektoral në Belsh, ka premtuar 5000€ për çdo emigrant që do të kthehet në vend për të rindërtuar shtëpinë e gjyshit apo babait, për ta kthyer më pas në biznes.

"Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të 3 do i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipërisë të rindërtojë shtëpinë e gjyshërve, apo të babës çdo emigranti për t’u kthyer këto shtëpi në pjesë të motorit në mundësi të sjelljes së parave," u shpreh Rama.

Ai tha se, për shkak të zhvillimit të agroturizmit, Belshi është kthyer nga një ferr braktisjeje, plehrash e ferrash, në një destinacion turistik.

Rama tha se Belshi pret rreth 4000 vizitor çdo ditë dhe se agroturizmi ka potencial të sjell trasformim në ekonominë e vendit.