Presidenti Meta thirrje SPAK të hetojë përdorimin e të dhënave personale nga e-Albania

exit.al 12 Prill 2021, 13:19

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste për qëllime elektorale. “Ështe një përdorim i poshtër për të vendosur në dispozicion të një force politike, që ka kapur shtetin, që nuk pranon të lërë pushtetin dhe përdor këto forma. Ajo i bënë presion qytetarëve shqiptarë për ti frikësuar ata.”, u shpreh Meta për mediat, të hënën. Ai e quajti kryeministrin Edi Rama të çmendur.

“Zotëria të jetë i sigurtë se Vlora i ka bëre dhomën gati. Ka personel për të trajtuar persona me çrregullime mendore”

Meta gjithashtu akuzoi Ramën se po përpiqet të grabisë pronat në Vlorë njësoj si në Astir.

“Atë banditin e Astirit që e kanë cuar të vjedhin pronat. Ata nuk shkojnë dot në spitalin psikiatrik. Vlora është qendra e gravitetit ndaj zemërimit ndaj pushtuesve.”