Gjermania propozon heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës

exit.al 15 Qershor 2021, 09:10

Ministri gjerman i shëndetësisë i ka kërkuar drejtuesve të 16 shteteve të Gjermanisë të heqin detyrimin e mbajtjes së maskës, raporton Euroactive, të martën.

Por zyrtarët e tjerë, përfshi edhe kancelaren Merkel janë të shqetësuar për një valë të re të virusit si pasojë e variantit indian.

Ata kërkuan të vazhdojë të qendrojë në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskës në mjetet e transportit public.

Njësoj, edhe shoqata e mësuesve kërkoi vazhdimin e mbajtjes së maskës në vendet e mbyllura, duke qënë se vetëm gjysma e mësuesve janë të vaksinuar plotësisht.