Mjeku Tritan Kalo i bën homazh 24 mjekëve që humbën jetën për shkak të Covid-19

exit.al 13 Dhjetor 2020, 10:56

Mjeku Tritan Kalo ka bërë homazh për 24 mjekët që kanë humbur jetën për shkak të infektimit me koronavirus.

“24 yje që do t;i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, që punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve.” – shkruan Kalo në shënimin në rrjetin social Facebook, ku shpërndau edhe një kolazh me fotografitë e 24 mjekëve.

Homazhin Kalo e mbyll me thirrjen për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shpërndaje te miqtë