Gjermania do të nisë vaksinimin e popullsisë në fillim të vitit 2021

exit.al 7 Dhjetor 2020, 11:10

Gjermania do të nisi vaksinimin e popullsisë në fillim të viti tjetër, njoftoi shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun.

Ai pohoi se vendi po përgatit qendrat e vaksinimit.

Vendimi për vaksinimin në Gjermani do të jetë në varësi të vendimit të BE për aprovimin e vaksinës nga Pfizer/Biotech.

BE duhet të vendosi deri më 29 dhjetor nëse do ta aprovojë ose jo vaksinën.

Numrat e të infektuarve në Gjermani janë stabilizuar gjatë këtyre javëve për shkak të vendosjes së masave të reja që prej 2 nëntorit.

Masat kufizuese, të tilla si mbyllja e restoranteve, bareve dhe objekteve sportive, pritet të zgjasin së paku deri më 10 janar.

Të hënën, Gjermania raportoi për 12.332 raste të reja me koronavirus.

Shpërndaje te miqtë