Apeli Administrativ kthen për herë të dytë në garë për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peton

exit.al 7 Dhjetor 2020, 10:49

Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë për herë të dytë në garë kandidaten për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peto.

Në vendimin e datës 7 dhjetor, Apeli ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara të Petos.

Kandidatja Peto u skualifikua nga gara për herë të dytë me argumentin se nuk plotësonte kriteret.

Më herët Apeli Administrativ e riktheu në garë, Peton por KED vendosi ta përjashtonte atë nga gara.

Peto kallëzoi në SPAK kryetaren e KED, Vitore Tusha dhe relatoren e dosjes së saj, Miranda Andoni me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas saj ato e kanë skualifikuar me pa të drejtë nga gara.

 

Shpërndaje te miqtë