Gjenova, shembet ura, 22 të vdekur e dhjetra të plagosur

exit.al 14 Gusht 2018, 13:51

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pasi ura që lidh Gjenovën me aeroportin u shemb sot.

Rreth 200 metra të urës, e njohur me emrin Morandi, u shembën duke bërë që makinat që po udhëtonin të binin mbi lumin Polcevera. Një pjesë e makinave ka rënë dhe mbi banesat e ndërtesat industriale që ndodhen në këtë zonë.

Sipas mediave italiane, numri i të vdekurve pritet të rritet, por deri më tani janë arritur të nxirren vetëm dy trupa.

Ura Morandi është ndërtuar në vitet ’60 dhe në vitin 2016 në të u kryen punime restauruese. Italianët shprehen se ajo është një prej urave më të frikshme për të kaluar në gjithë Italinë.

Shpërndaje te miqtë