Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e së dielës në rrugën “Vullnetari” në Elbasan.
Viktima është 69-vjeç dhe jetonte i vetëm sipas policisë.
Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje duke prerë damarët dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
