Gjendet e vdekur një 67-vjeçare, policia nis hetimet

exit.al 10 Gusht 2020, 08:57

Një grua 67-vjeçare është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj në Laprakë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërsa policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime djalin e saj 45vjeçar, me të cilin gruaja jetonte.

Nga ekzamini i parë i policisë, trupi i gruas nuk dukej i dhunuar, por rezultatet përfundimtare do t’i japë ekspertiza mjeko-ligjore.

Shpërndaje te miqtë