Greqia, dita me numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë

exit.al 9 Gusht 2020, 20:47

Greqia shënon numrin më të lartë të të infektuarve ditorë.

Qeveria raportoi 203 raste të reja në 24 orët e fundit, numri më i lartë i rasteve ditore që prej fillimit të pandemisë.

Rritja e fundit e rasteve të të infektuarve e çoi numrin në 5 623 në total, që prej fundit të shkurtit, raporton Reuters.

Shpërndaje te miqtë