“Pasi publikuam historinë e Alvinit, Agron Shehaj u vu në kontakt me mua me deshirën e një njeriu, të një prindi për të bërë diçka për fëmijët shqiptarë në kampin famëkeq të Sirisë. Kërkonte me çdo kusht të jepte një dorë.
Ishte i gatshëm të financonte të gjithë operacionin për rikthimin e atyre fëmijeve, nga kërkesa e supozuar financiare e autoriteteve të atjeshme, tek shpenzimet e personave që do shkonin e deri te charteri që do sillte fëmijët në shtëpi."
Kopliku shkruan se për shumë arsye, ky operacion nuk u bë i mundur, por se 'Agron Shehaj mbetet personi që fitoi respektin tim absolut, duke u vetëofruar pa më të voglin interes dhe me kushtin e vetëm: "Taulant, emri im nuk ka pse të dalë.” Agron Shehaj, dy ditë më parë, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize spitalit Covid-2, ku po trajtohen mbi 200 pacientë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Shefja e reanimacionit të spitalit Alma Cani Ansary, falenderoi publikisht Shehajn në emër të gjithë spitalit, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë. Shpërndaje te miqtë
