Gati 100 ndëshkime për shoferët në 12 orë e fundit

exit.al 25 Gusht 2020, 21:14

Policia rrugore ka ndëshkuar në total 96 shoferë për mos zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, gjatë 12 orëve të fundit. Ndër to, 21 leje drejtimi  u pezulluan dhe 75 persona u gjobitën për parakalim dhe parkim të gabuar.

Ndëshkimet ndaj shoferëve u vendosën në autostradën Durrës -Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin.